Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i Komunës prof.dr.Ramadan Muja përuroi asfaltimin e rrugës në fshatin Lubizhdë.

2012/10/30 - 12:00

Kryetari i fshatit Lubizhdë, Nehat Vehapi, tha se me investimet e realizuara deri më tash, dallimet në mes qytetit dhe
fshatit po zhduken gjithnjë e më shumë.
Edhe imami i xhamisë së fshatit Amir Ademi, u shpreh se me këto investime po përmirësohet dukshëm jeta e banorëve të fshatit.
Në vazhdim paraqesi më të detajuara projektet e realizuara në këtë fshat dhe operatoret ekonomik të cilet kanë realizuar projektet:
 
1.  Projekti: “Ndërtimi  me elemente betoni i rrugëve në fsh. Lubizhdë e Prizrenit ”
 
Numri i kontratës : 622-12-107-521 
 
Investitor: Drejtoria e Shërbimeve Publike
 
Punëkryes :  OE –  “I.Seferi” sh.p.k. nga  Suhareka
 
Vlera e kontratës : 189,247.00 €
 
Gjithsejtë me elemente betoni është shtruar rruga me gjatësi.
 L=1900 m’ dhe në  sipërfaqja prej 13,500 m² kubza betoni.
Kanalizimi fekal me gjatësi prej 2100 m
 
2.  Projekti: “Ndërtimi  me elemente betoni i rrugës në fsh. Lubizhdë-Prizren-Lagjja Sherafidin Jusufi”
 
Numri i kontratës : 622-12-1205-521 
 
Investitor: Drejtoria e Shërbimeve Publike
 
Punëkryes :  OE –  N.T.Sh.“Ethem Trade”  nga Prizreni
 
Vlera e kontrates : 26,661.75 €
 
Gjatësia e rrugës L=400 m’
Gjithsejtë me elemente betoni është shtruar sipërfaqja prej 2,550 m² kubza.
 
3.  Projekti: “Ndërtimi  me elemente betoni i rrugëve në fsh. Lubizhdë e Prizrenit ”
 
Numri i kontratës : 622-11-250-521 
 
Investitor: Drejtoria e Shërbimeve Publike
 
Punëkryes :  OE –  “Renelual Tahiri”  nga  Prizreni
 
Vlera e kontratës : 16,948.21 €
 
Gjithsejtë me elemente betoni është shtruar rruga me  sipërfaqja prej 1,400 m² kubza betoni.