Republika e Kosoves

Prizren

Prizreni kampion i riatdhesimit dhe riintegrimit.

2011/11/14 - 12:00

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka vlerësuar se komuna e Prizrenit  është kampion i procesit të riatdhesimit dhe riintegrimit në nivel lokal, dhe inkurajoj autoritetet komunale që të vazhdojnë me këtë dinamikë të angazhimeve.
Administrata lokale e Prizrenit ka përmbushur me përpikëri detyrat që dalin nga ky proces, duke mbështetur personat e riatdhesuar që të pajisen me dokumente civile, të marrin shërbimet e duhura administrative, por edhe të gëzojnë qasje në sistemin e arsimit, të shëndetësisë dhe ato sociale.
Kryetari Muja bëri me dije se deri më tani në komunën e Prizrenit janë evidentuar 259 persona të riatdhesuar.