2011/06/08 - 12:00
Ky fshat është i banuar me qytetar të komunitetit boshnjak dhe kjo ambulancë ata i ka entuziazmuar shumë, ngase shërbimet shëndetësore do t’i kenë afër dhe kuadri profesional mjekësor do të këtë kushte të avancuara për tu shërbyer sa më mirë atyre
Kryetari I fshatit Pllanjane falenderoi përzemërsisht kryetarin e komunës prof.dr. Ramadan Muja për angazhimin e tij në ndërtimin e ambulancës dhe vlerësoi lartë punën e qeverisë komunale në Prizren.
Emilija Rexhepi, kryetare e NDS-it, po ashtu falënderoi komunën për investimet e bëra në fshatrat e banuara nga komuniteti boshnjak dhe konsideroi se projektet e tilla po e ngrisin cilësinë e jetesës për qytetarët e këtij komuniteti në komunën e Prizrenit.
Ambulanca është ndërtuar nga buxheti i komunës së Prizrenit.