2011/06/06 - 12:00
Aktivitetet e parapara u realizuan si vijon:
– Krosi i fëmijëve u zhvillua nga Hamami "Gazi Mehmet Pasha" deri te "Shtëpia e bardhë", ku morën pjesë nga 15 nxënës prej gjashtë shkollave fillore të komunës tone. Kryetari i komunës Z. Ramadan Muja i priti fituesit dhe tri vendet e para i shpërbleu me medalje dhe kupë për fituesin.
– nga "Shtëpia e bardhë" deri te hapësira e Kejit tek Sheshi Shatërvan, së bashku me Kryetarin dhe zyrtarët komunal, fëmijët defiluan nëpër rrugët e qytetit duke e manifestuar Ditën e tyre.
– u realizua shpërndarja e fletëpalosjeve me mesazhe edukative dhe ekspozimi i vizatimeve të nxënësit Edvil Dragaj nga shkolla fillore Motrat Qiriazi
– gjithashtu u realizuan dhe gara në vizatime ku morën pjesë nxënësit e gjashtë shkollave pjesëmarrëse nga gjitha komunitetet të komunës tone . Tri vendet e para u shpërblyen me dhurata modeste për nxënësit
– u shfaq programi argëtues ku me recitime , këngë e valle , morën pjesë fëmijët e çerdheve " Ylberi", "Perspektiva",London eye ",Fataosat e Prizrenit" dhe "Ardhmëria" si dhe nxënësit e shkollave fillore "Motrat Qiriazi", "Lek Dukagjini", "Haziz Tola", "Xhevat Berisha", "Mati Llogoreci" dhe shk.speciale "Nëna Terezë".
-Mbishkrimet për Ditën e fëmijëve me mesazhe edukative promovuëse të të drejtave të fëmijëve, ishin të ekspozuara tek Keji në sheshin Shatërvan.
– fëmijët ishin të veshur me fanella me logon për nder të ditës së fëmijëve .
Për implementimin e projektit përgjegjëse ishte Zyrtarja për Barazi Gjinore, ndërsa Kuvendi Komunal ishte bartës kryesor i shpenzimeve të aktiviteteve.