2011/05/31 - 12:00
Infrastruktura moderne nënrrugore, sinjalistika bashkëkohore, ndriçimi publik efiqent publik dhe asfaltimi i katër korsive në këtë rrugë, ofrojnë lëvizje të lirë dhe shumë komode si për ngasësit e veturave, po ashtu edhe për këmbësoret, ngase përgjatë dy anëve të rrugës shtrihet shiriti i këmbësorëve në gjerësi 1.5 m.
Drejtori i shërbimeve publike z. Hasan Hasani i falënderoi qytetarët e komunës sonë qe po ndihmojnë duke bashkëpunuar shumë pozitivisht me nevojat e projektit të kësaj rruge.
Rruga pritet që deri kah mesi i qershorit të jetë e gatshme për shfrytëzim nga ana e qytetareve.