Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari i komunës priti në vizitë komandantin e KFOR-it dhe ministrin e arsimit

2010/11/10 - 12:00

Gjatë kësaj vizite në Prizren, gjenerali Byhler do të mbajë edhe një ligjëratë
para studentëve të Universitetit Publik të Prizrenit.
Zhvillimet në sektor të ndryshëm të jetës qe po ndodhin nën qeverisjen tuaj, me
kanë impresionuar tani pas kthimit tim të dytë në Kosovë dhe Prizren.
Uroj se me angazhime të tilla do të realizoni edhe projekte të tjera me interes
për qytetarët e komunës suaj u shpreh gjenerali Byhler.
Kryetari Muja, fillimisht e njoftoi gjeneralin me kapacitetet ekonomike,
kulturore, arsimore dhe humane të komunës sonë dhe sqaroi se siguria në komunën
e Prizrenit është në nivel të kënaqshëm, falë edhe punës së pa lodhur të KFOR-it
Gjerman.
Në të ardhmen pritet qe komuna jonë të realizojë projekte të përbashkëta me
KFOR-in.