Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit së bashku me SOROS-in nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për integrimin e nxënësve të komunitetit RAE në sistemin arsimor të Kosovës.

2010/10/29 - 12:00

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksoi se komuna do të përmbushë të gjitha obligimet e veta qe parashihen me këtë memorandum bashkëpunimi dhe vlerësoi shumë pozitive nismën e SOROS-it për implementimin e këtij projekti.

Projekti për integrimin e nxënësve të komunitetit RAE në sistemin e arsimit në Kosovë do të zgjatë dy vite dhe ka për qëllim qe edhe në të ardhmen të vazhdoj së implementuari.

Me këtë projekt parashihen qe të ndahen 200 bursa për nxënës dhe 20 bursa për student të komunitetit RAE të regjionit të Prizrenit.

Me projekt planifikohet qe të ngritën dy qendra për integrimin dhe ri integrimin e nxënësve RAE në qytetin e Prizrenit. Një qendër do të jetë në lagjen “Terzi Mahallë” dhe një tjetër në lagjen “Jeta e Re”, në Prizren.