Republika e Kosoves

Prizren

NJËSIA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM

Agron Hoxha                                                              

Udhëheqës  i NjAB-së
e-mail: agron.hoxha@rks-gov.net
Zyre: +381(0) 38 200 44-714
-CV- Agron Hoxha

___________________________________________

Shpend Berisha

Auditor i Brendshëm
e-mail: shpend.berisha@rks-gov.net
Zyre: +381(0) 38 200 44-714
___________________________________________

Roli dhe qëllimi i auditimit të brendshëm:

 Auditimi i brendshëm është veprimtari e pavarur me siguri objektive dhe këshillëdhënëse, për të shtuar vlerë dhe për të përmirësuar operacionet e organizatës. Ai ndihmon organizatën që të përmbush objektivat e saja, duke sjellë një qasje sistematike, të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efikasitetin e procesit të menaxhimit të rrezikut, kontrolleve dhe qeverisjes. Auditimi i brendshëm ushtron aktivitetin nëpërmjet Njësisë së Auditimit e cila funksionon në bazë të nenit 21 të ligjit nr.06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike.

Raportimi:

Duke u bazuar në nenin 25, paragrafi 3.5 të ligjit nr.06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike dhe nenit 11, paragrafi 3 dhe 4 i rregullores “QRK-NR.01/2019 për themelimin dhe zbatimin e funksionit të auditimit të brendshëm në SSP” NjAB raporton te:

  1. Pas përfundimit të çdo auditimi, raporti i auditimit i dërgohet udhëheqësit të subjektit të sektorit publik (Kryetarit të Komunës) dhe udhëheqësit të entitetit të audituar;
  2. Udhëheqësi i Njësisë së auditimit të brendshëm përgatitë dhe dorëzon raportin e gjashtëmujorit të parë dhe të dytë; si dhe raportin vjetor tek udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, komiteti i auditimit dhe Njësia Qendrore për Harmonizimin më së largu deri me pesëmbëdhjetë (15) korrik të vitit dhe, gjegjësisht deri më pesëmbëdhjetë (15) janar të vitit vijues.