Republika e Kosoves

Prizren

Sektori për Gjendje Civile

 

 

Udhëheqës i sektorit për Gjendje Civile
e-mail:
Zyre: +383(0) 38 200 44-801

__________________________________________________________________________________________________________

Në Sektorin e Gjendjes Civile qytetarët mund të aplikojnë që të pajisen me këto dokumente të gjendjes civile:

CERTIFIKATA E LINDJES:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
EKSTRAKTI I LINDJES:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
CERTIFIKATA E MARTESËS:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
CERTIFIKATA E VDEKJES:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
CERTIFIKATA E GJENDJES MARTESORE – STATUSI MARTESOR:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
CERTIFIKATA E SHTETËSISË:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
CERTIFIKATA E VENDBANIMIT:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.
CERTIFIKATA E VËRTETIMIT NGA ARKIVI:
– Kërkesa,
– Vërtetimi hyn në sistem( regjistrin qendror te gjendjes civile) sipas vendit të lindjes së personit,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.

CERTIFIKATA E DEKLARATËS SË BASHKËSISË FAMILJARE:
– Kërkesa,
– Lëshimi i certifikatës nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile.

DËSHMI VDEKJEJE – AKT VDEKJE:
– Kërkesa,
– Certifikata e vdekjes për personin që kërkohet aktvdekja,
– Ekstraktet e lindjes te trashegimtareve,
– Deklarata e kërkuesit të aktvdekjes, në lidhje me trashëgimtarët e të vdekurit,
– Lista poseduese(tapia) dhe dëshmitë tjera mbi posedimin e paluajtëshmërisë së personit të vdekur,
– Letërnjofitmi(kopje) personit anëtarit të ngushtë të familjes ose të autorizuarit që kërkon Aktvdekjen.

Vërejtje: lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile bëhet bazuar në: UDHËZIMIN ADMINISTRATIV nr. 01/2022 PËR DOKUMENTET E GJENDJES CIVILE

REGJISTRIMI I FAKTIT TË LINDJES – TË LINDUR NË INSTITUCIONE SHËNDETËSORE
Fakti i lindjes regjistrohet në zyrën e Gjendjes Civile në komunën ku ka ndodhur lindja,
Për regjistrimin e faktit të lindjes duhen këto dokumente:
– Kërkesa,
– Raporti i mjekut(orgjinal) nga institucioni shëndetësor,
– Certifikata e martesës për prindërit e të porsalindurit, ( nëse fëmiu ka lindur si fëmijë martesor),
– Nëse fëmija është jashtëmartesor (pa kurorë), duhen ekstraktet e lindjes për dy prindërit. Prindërit pa kurorë duhet të jenë prezent me rastin e paraqitës se kërkesës (duhet bërë procesverbalin për pranimin e atësisë – amësisë).
– Kopja e dokumenteve të identifikimit valid për prindërit e fëmijës,

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e rregullt të faktit të lindjes në regjistrin e Gjendjes Civile është brenda 30 dite nga dita e lindjes, ( Ligji Nr. 04/L-003 për Gjendjen Civile).

REGJISTRIMI I FAKTIT TË LINDJES – TË LINDUR JASHTË INSTITUCIONIT SHËNDETËSOR
Fakti i lindjes regjistrohet në zyrën e Gjendjes Civile në komunën ku ka ndodhur lindja,
Për regjistrimin e faktit të lindjes duhen këto dokumente:
– Kërkesa,
– Certifikata martesës për prindërit,
– Ekstraktet e lindjes nëse prindërit nuk kanë kurorë,
– Në rast se prindërit nuk janë të kurorëzuar dhe babai pranon atësinë, duhet plotësohet edhe procesverbali mbi pranimin e atësisë,( obligative prezenca e dy prindërve),
– Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë ndihmuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,
– Kartoni i vaksinimit të fëmijës nga institucioni (QKMF-së), dokument nga shkolla për fëmiun,
– Nëse njëri nga prindërit nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, dhe nuk është prezent në Zyrën e Gjendjes Civile duhet të sjellë deklaratën e vërtetuar nga organi kompetent i shtetit ku jeton, përmes së cilës pranon ta regjistroj fëmijën në Zyrën e Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës,
– Kopja e dokumentit të identifikimt (valid) të dy dëshmitarëve dhe prindërve.

REGJISTRIMI I FAKTIT TË LINDJES – TË LINDUR JASHTË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Fakti i lindjes regjistrohet në zyrën e Gjendjes Civile në komunën ku prindërit kanë vendbanimin.
Për regjistrimin e faktit të lindjes duhen këto dokumente:
– Kërkesa,
– Certifikata e lindjes (orgjinale), lëshuar nga shteti ku lindur fëmiu (certifikata duhet te jetë e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare në rep. e Kosovës)
– Certifikata e kurorëzimit të prindërve,
– Nëse njëri nga prindërit nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, dhe nuk është prezent në Zyrën e Gjendjes Civile duhet të sjellë deklaratën e vërtetuar nga organi kompetent i shtetit ku jeton, përmes së cilës pranon ta regjistroj fëmijën në Zyrën e Gjendjes Civile në Republikën e Kosovës,
– Dokument identifikimi valid i prindërve.

KURORËZIMI-MARTESA
– Kërkesa ( bëhet në Zyren e Gjendjes Civile ku së paku njëri prej bashkëshortëve e ka të
lajmëruar vendbanimin),
– Ekstraktet e lindjes për dy palët-bashkëshortët (origjinal),
– Certifikatat e statusit martesor për dy palët (origjinal),
– Prania e dy palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit ( e domosdoshme),
– Nëse shtetasi i Republikës së Kosovës është me vendbanim jashtë Republikës së Kosovës, i kërkohet vërtetimi i vendbanimit në të cilin dëshmohet gjendja martesore ose deklaratë e vërtetuar nga noteri i atij vendi, apo dokument tjetër të lëshuar nga institucioni kompetent i atij shteti, e cila dëshmon gjendjen martesore të tij. Dokumenti duhet të jetë i përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës,
– Nëse njëra nga palët është i/e moshës jo-madhore: Aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës,
– Dokumentet e identifikimit ( valid ).

KURORËZIMI – ME SHTETAS TË HUAJ
– Kërkesa,
– Për shtetasin Kosovarë ekstrakti i lindjes, statusi martesor (orgjinale),
– Për shtetasin e huaj certifikata e lindjes, kapaciteti martesor (statusi martesor), certifikata e vendbanimit (nga shteti qe vjen – orgjinale të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës ),
– Përkthyesi, nëse njëri nga bashkëshortët nuk kupton njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës,
– Dokumenti i identifikimit valid të palëve që lidhin kurorë dhe dëshmitarëve.

REGJISTRIMI E MARTESAVE TË BËRA JASHTË REP.KOSOVËS
– Kërkesa,
– Regjistrimi bëhet bëhet në ZGJC ku së paku njëri prej bashkëshortëve e ka të
lajmëruar vendbanimin,
– Certifikata e martesës orgjinale ( e përkthyer në njërn nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës),
– Kopjet e dokumenteve të vlefshme të identifikimit të të dy bashkëshortëve.

REGJISTRIMI I RREGULLT I VDEKJES
Për regjistrimin e faktit të vdekjes duhen këto dokumente:
– Kërkesa,
– Regjistrimi i faktit të vdekjes që ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, bëhet nga
zyrtari i gjendjes civile në territorin ku ka ndodhur vdekja,
– Raporti mjekësor origjinal që vërteton vdekjen,

– Kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur,

– Ekstrakti i lindjes, certifikata martesës ( nëse personi ka qenë i/e martuar), certifikata e vdekjes për bashkëshortin/en ( nëse personi ka qenë i/e ve),

– Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të deklaruesit.

Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin (e rregullt) të faktit të vdekjes është brenda 30 dite nga dita e vdekjes, ( Ligji Nr. 04/L-003 për Gjendjen Civile).

REGJISTRIMI SUPLEMENTAR ( I MËVONSHËM) I VDEKJES
Për regjistrimin e faktit të vdekjes duhen këto dokumente:
– Kërkesa,
– Regjistrimi i faktit të vdekjes që ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, bëhet nga
zyrtari i gjendjes civile në territorin ku ka ndodhur vdekja,
– Raporti mjekësor origjinal që vërteton vdekjen, (nësë fakti i vdekjes ka ndodhë jashtë institucionit shëndetësor duhet deklarata e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim ),
– Ekstrakti i lindjes, certifikata martesës ( nëse personi ka qenë i/e martuar), certifikata e vdekjes për bashkëshortin/en ( nëse personi ka qenë i/e ve),
– Kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe paraqitësit të kërkesës.

REGJISTRIMI I FATKTIT TË VDEKJES TË NDODHUR JASHTË REP.KOSOVËS
Për regjistrimin e faktit të vdekjes duhen këto dokumente:
– Kërkesa,
– Regjistrimi i faktit të vdekjes që ka ndodhur jashtë territorit të Republikës së Kosovës, bëhet nga zyrtari i gjendjes civile në territorin ku ka vendbanimin e fundit i ndjeri,
– Certifikatë ndërkombëtare e vdekjes, ose certifikatë vdekjeje e lëshuar nga shërbimi i gjendjes civile të vendit ku ka ndodhur vdekja. Certifikata duhet të jetë e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës,
– Kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur,
– Ekstrakti i lindjes, certifikata martesës ( nëse personi ka qenë i/e martuar), certifikata e vdekjes për bashkëshortin/en ( nëse personi ka qenë i/e ve),
– Kopja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit të deklaruesit.

NDËRRIMI I EMRIT PERSONAL ( EMRIT-MBIEMRIT) MBI 18 VJEÇ
Dokumentet e nevojshme për ndërrim:

– Kërkesa ( bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile aty ku personi e ka vendbanimin e përhershëm),
– Ekstraktin e lindjes, certifikata e lindjes, vërtetim nga arkivi,
– Dëshmi nga gjykata që nuk është duke u zhvilluar procedur penale,
– Dëshmi nga policia për verifikim të kaluarës kriminale,
– Dëshmi nga administrata tatimore qe nuk ka borxh ndaj shtetit,
– Dëshmi të tatimit në pronë,
– Dokument të identifikimit,
Vërejtje: Kërkesa duhet të bëhet personalisht nga pala.

NDËRRIMI I EMRIT PERSONAL ( EMRIT-MBIEMRIT) PËR FËMIJË
Fëmija ka të drejtë në ndërrimin e emrit personal me kërkesë të prindit apo kujdestarit
Dokumentet e nevojshme për ndërrim:
– Kërkesa ( bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile aty ku fëmiu ka vendbanimin e përhershëm),
– Dokumentin e identifikimit të fëmiut ( nëse ka) dhe prindit apo kujdestarit,
– Deklaratën e të dy prindërve ose të kujdestarit,
– Ekstrakitn e lindjes, certifikatën e lindjes dhe vërtetim nga arkivi – të gjitha për fëmiun,
– Certifikatën e vendbanimit për njërin prind të fëmiut,
– Prezenca dhe pëlqimi i fëmiut është i domosdoshëm nëse është mbi moshën dhjetë (10) vjeçare, përveç rasteve kur fëmija ka sëmundje psikike.

KORRIGJIMI I EMRIT PERSONAL ( EMRIT- MBIEMRIT)
Për persona madhor:
– Kërkesa, ( bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile aty ku personi e ka vendlindjen, nga pala personalisht apo me autorizim)
– Ekstraktin e lindjes, certifikata e lindjes, vërtetim nga arkivi,
– Ndonjë dokument që provon gabimin material,
– Dokument identifikimi,
Vërejtje: për persona të mitur kërkesa bëhet nga njëri prej prindërve ose kujdestarit ligjor.

KORRIGJIM DHE PLOTËSIM NË DOKUMENTET E ARKIVUARA
Për persona madhor:
– Kërkesa ( bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile aty ku personi e ka vendlindjen, nga pala personalisht apo me autorizim),
– Ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes,
– Raport mjekësor ( nëse gabimi është në datëlindje apo gjini),
– Certifikatë martese për prindër ( nëse gabimi është në rubrikën e prindërve),
– Dëshmi nga policia për verifikim të kaluarës kriminale,
– Dëshmi nga gjykata që nuk është duke u zhvilluar procedur penale,
– Dokument identifikimi,
Për persona të mitur:
– Ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes
– Raport mjekësor ( nëse gabimi është në datëlindje apo gjini),
– Certifikatë martese për prindër ( nëse gabimi është në rubrikën e prindërve),
– Dokument identifikimi të paraqitësit të kërkesës,
Vërejtje: për persona të mitur kërkesa bëhet nga njëri prej prindërve ose kujdestarit ligjor.

FITIMI I SHTETËSISË ME NATYRALIZIM TË PERSONIT QË KA HUMBUR SHTETËSINË E REPUBLIKËS KOSOVËS
Dokumentet e nevojshme:
– Kërkesa (për fitimin e shtetësisë me natyralizim për personin e moshës madhore që e ka humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia, parashtrohet personalisht, ndërsa përmes njërit prind për personat e mitur në ZGJC, sipas vendbanimit të fundit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës),

Për personin e moshës madhore:
– Certifikata e lindjes,
– Kopja e dokumenteve të identifikimit të parashtruesit të kërkesës,
– Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore,
– Dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedur penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
– Dëshminë se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skemat sociale,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
– Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Për personin e moshës së mitur:
– Certifikatën e lindjes,
– Kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë,
– Dokument të vlefshëm identifikimi me fotografi për të dy prindërit,
– Për fëmijët nga mosha 14 deri 18 vjeç, dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedur penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
– Pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri,
– Certifikatën nga regjistri i gjendjes civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshme që dëshmon shtetësinë e prindit,
– Pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
– Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

FITIMI I SHTETËSISË SË REPUBLIKËS KOSOVËS SI PJESËTAR TË DIASPORËS
Dokumentet e nevojshme:
– Kërkesa (për fitimin e shtetësisë nga pjesëtari i diasporës parashtrohet personalisht për personin e moshës madhore apo përmes njërit prind për personat e mitur në njërën nga shërbimet konsullore të Republikës së Kosovës apo në njërën nga ZGjC në Kosovë),
Për personin madhor duhen këto dokumente:
– Certifikatën e lindjes të Republikës së Kosovës nëse ka lindur në Kosovë ose certifikatën e lindjes në shtetin ku ka lindur,
– Certifikatën e martesës nëse është i martuar,
– Deklaratën e bashkësisë familjare apo ndonjë dokument tjetër ekuivalent që dëshmon se të paktën njëri prind është i lindur në Republikën e Kosovës,
– Certifikatën e lindjes së prindit të lëshuara nga Republika e Kosovës, për pasardhësit e drejtpërdrejtë,
– Kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë,
– Certifikatën e vendbanimit në shtetin ku banon,
– Dëshminë e vendbanimit ne Republikën e Kosovës,
– Dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedur penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj.
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.

Kërkesës për personin e mitur duhet bashkangjitur:
– Për fëmijët e mitur, pëlqimi me shkrim i prindërve i vërtetuar nga noteri,
– Certifikatën e lindjes në shtetin ku ka lindur fëmija i mitur,
– Kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshëm me fotografi që duket qartë,
– Për fëmijët nga mosha 14 deri 18 vjeç, dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj.
– Dokument i vlefshëm identifikimi me fotografi për të dy prindërit,
– Pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
– Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

FITIMI I SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME NATYRALIZIM
Dokumentet e nevojshme:
– Kërkesa për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës me natyralizim parashtrohet personalisht nga personi i huaj i moshës madhore, pranë ZGJC-së sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës,
– Certifikatën e lindjes, për personat e martuar dhe certifikata e martesës,
– Dëshminë se ka qëndruar për pesë (5) vjet me leje qëndrim të përhershëm në Republikën e Kosovës,
– Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore,
– Dëshminë për banim të përshtatshëm për parashtruesin e kërkesës dhe vartësve të tij/saj (Certifikatë pronësie ose kontratë banimi),
– Certifikatën e bashkësisë familjare apo ndonjë dokument tjetër ekuivalent,
– Dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedur penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
– Vërtetimin nga Qendra për Punë Sociale se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës, pa shfrytëzuar skemat sociale,
– Kopjen e vërtetuar të dokumentit të udhëtimit – pasaportë të shtetit të huaj të vlefshëm me fotografi që duket qartë,
– Kopje të leje qëndrimit të përhershëm me afat,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë,
– Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Vërejtje: Pala i nënshtrohet testit me pyetje adekuate që kanë të bëjnë me njohurit rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës në cilën do prej gjuhëve zyrtare në Kosovë

FITIMI I SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME NATYRALIZIM I BASHKËSHORTIT/ES
Dokumentet e nevojshme:

– Kërkesa për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës me natyralizimin e bashkëshortit, i personit të huaj i cili është bashkëshort i shtetasit të Republikës së Kosovës, parashtrohet personalisht nga personi i huaj në ZGjC sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës në Republikën e Kosovës,
– Certifikata e lindjes dhe certifikata e martesës e cila dëshmon së paku tri (3) vite lidhje të vlefshme martesore me shtetasin e Republikës së Kosovës,
– Dëshmi për leje qëndrim të përkohshëm dhe të vazhdueshëm së paku një (1) vit para parashtrimit të kërkesës,
– Dëshmi për banim të përshtatshëm për parashtruesin e kërkesës dhe vartësve të tij (certifikatë pronësie ose kontratë banimi),
– Dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedur penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
– Dëshminë se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skemat sociale,
– Kopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, me fotografi që duket qartë,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë,
– Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Vërejtje: Pala i nënshtrohet testit me pyetje adekuate që kanë të bëjnë me njohurit rreth gjuhës, kulturës dhe rregullimit shoqëror në Republikën e Kosovës në cilën do prej gjuhëve zyrtare në Kosovë.

FITIMI I SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME NATYRALIZIM TË FËMIJËS SË MITUR TË PERSONIT TË NATYRALIZUAR
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natytralizim për të miturin :
– Kërkesa (Parashtrimi i kërkesës për fëmiun e mitur duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për natyralizim të prindit dhe të parashtrohet në ZGJC, në Komunën ku banon parashtruesi i kërkesës),
– Certifikata e lindjes së fëmijës,
– Dokument i vlefshëm identifikimi me fotografi për të dy prindërit,
– Pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri,
– Për fëmijët nga mosha 14 deri 18 vjeç dëshminë që nuk ka dosje penale lëshuar nga Policia e Kosovës dhe dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedur penale dhe, nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga Gjykata kompetente e Republikës së Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
– Pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë,
– Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Vërjetje; kjo procdurë vlenë edhe për personat e mitur të adoptuar.

HUMBJA E SHTETËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Dokumentet e nevojshme për humbjen-lirimin e shtetësisë së Republikës Kosovës,

Për shtetas të moshës madhore:
– Kërkesa (për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia, për personat madhor, parashtrohet personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile apo në Misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës),
– Kërkesa për personin nën kujdestari, parashtrohet nga kujdestari ligjor i tij/saj ,
– Dëshminë për posedimin e shtetësisë së ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t’i ipet,
– Ekstraktin e lindjes,
– Kopjen e dokumentit të vlefshëm të identifikimit,
– Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës,
– Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore,
– Dëshminë nga Qendra për Punë Sociale që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare për ushqim dhe mbajtje ndaj personave për të cilët është përgjegjës para ligjit,
– Dëshminë e lëshuar nga policia dhe gjykata e Republikës së Kosovës se ai/ajo nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale,
– Dëshmi të lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës apo shteti në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo më të vjetër se 6 muaj, se ai nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.

Për shtetas të mitur:
– Kërkesa (për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia e të miturit mbi moshën 14 deri 18 vjeçare, parashtrohet përmes njërit nga prindërit apo bëhet në të njëjtën kërkesë të parashtruar prej tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në Misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës, sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesë),
– Kërkesa për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia e të miturve nën moshën 14 vjeçare, parashtrohet përmes njërit nga prindërit i cili është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës apo bëhet në të njëjtën kërkesë të parashtruar prej tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në Misionin Diplomatik apo Konsullor të Republikës së Kosovës, sipas vendbanimit të parashtruesit të kërkesës,
– Dëshminë për posedimin e shtetësisë së ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t’i ipet,
– Ekstraktin e lindjes për të miturin,
– Njërin nga dokumentet e prindërve nga regjistrat e gjendjes civile,
– Kopja e dokumentit të identifikimit të të miturit, nëse e posedon,
– Kopja e dokumentit të identifikimit të të dy prindërve,
– Deklaratën e pajtimit me shkrim nga prindërit, të vërtetuar nga noteri,
– Pajtimi i të miturit mbi moshën 14 vjet deri në 18 vjet,
– Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi nga shtetet e huaja, duhet të jenë të përkthyera në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë,
Të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngen-it, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.