2020/05/22 - 6:43
Projekti për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE) është investim pesëvjeçar i financuar nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS). Projekti ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime brezgjerë të shpejtësisë së lartë dhe më cilësore në zonat e projektit dhe në burime të informacionit, shërbime dhe tregje të punës online për qytetarët dhe institucionet publike dhe akademike.
Projekti KODE është i strukturuar në tre komponentët kryesorë: Përfshirja Dixhitale, Puna Dixhitale dhe Fuqizimi, dhe Mbështetja për Zbatimin e Projektit. Nënkomponenti 1.2 do të financojë (a) ofrimin e mbështetjes për vendosjen e Sistemit kombëtar për monitorim të frekuencave (NSMS) për ARKEP për të lehtësuar investimet në prurjen e infrastrukturës mobile përmes inputeve teknike në caktimin dhe përdorimin e bandave të frekuencave të radios ‐ dhe (b) ofrimin e ndihmës teknike dhe aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve për ARKEP në menaxhimin e spektrit dhe temat që lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve brezgjerë wireless në të gjithë vendin. Përmes NSMS, ARKEP do të sigurojë monitorimin efikas të spektrit në vend. Konkretisht, kjo veprimtari do të financojë vendosjen e elementeve harduerike dhe softuerike (p.sh. kullat dhe antenat), konfigurimin (lansimin) e sistemit (përfshirë krijimin e një qendre kontrolli dhe lansimin e softuerit të menaxhimit të spektrit), dhe trajnimin për ARKEP. NSMS do të operohet nga ARKEP në përputhje me mandatin e tij sipas Ligjit.
Kjo listë kontrolli PMSM është përgatitur për aktivitete që do të barten nga kontraktori i zgjedhur për zbatimin e NSMS. Lista e kontrollit PMSM paraqet përshkrimin e projektit, detajet teknike, shtrirjen, vendosjen dhe vendndodhjen në bazë të së cilës vlerëson rreziqet mjedisore dhe sociale. Zbatimi i masave lehtësuese që adresojnë rreziqet dhe çështjet e identifikuara, si dhe plani i monitorimit i përcaktuar në Listën e Kontrollit PMSM është i detyrueshëm, siç është përputhja me rregulloren kombëtare të mjedisit dhe të tjera, dhe politikat operative të Bankës Botërore (BB).
Kjo listë është e publikuar në faqen zyrtare të Projektit KODE dhe gjithashtu është e qasshme edhe këtu përmes linkut vijues ku qytetarët mund të japin komentet dhe sugjerimet e tyre në një periudhë prej 14 ditësh;