Republika e Kosoves

Prizren

Asfaltohen rrugët e lagjes “Ralin”

2022/07/07 - 6:05

Në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit”, Kryetari Shaqir Totaj, inspektoi, sot, shtrimin me asfalt të rrugës “Kosova” dhe rrugëve përcjellëse në Lagjen “Ralin” që janë rrugë të qarkulluara dhe lidhin disa pjesë të Prizrenit me qendrën e qytetit.

Po punohet në mënyrë efikase që projekti të përfundojë sa më shpejtë.
#prizreninëpunë