Udhëheqës i Zyrës Ligjore
Ma.sc.Arben Krasniqi
Udhëheqës i Zyrës Ligjore
e-mail; arben.j.krasniqi@rks-gov.net
tel.+383-45-501-097
- Udhëheqë punën e gjithmbarshme të sektorit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave ;
- Menaxhon me stafin e sektorit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
- Shqyrton propozimet e rregulloreve dhe akteve të tjera që i propozohen kuvendit të komunës për miratim;
- Harton rregulloret, urdhëresat administrative si dhe aktet tjera juridike që i lëshon kryetari i komunës;
- Siguron ndihmë juridike, shërbime dhe këshilla ligjore për drejtorit, zyra dhe sektorët e komunës ;
- Siguron që projekt rregulloret, e propozuara dhe të hartuara të jenë në përputhje me standardet e ligjet përkatëse dhe politikat komunale si dhe statutin e komunës ;
- Siguron përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesit të komunës dhe institucioneve që financohen nga Komuna në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet ;
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara;