Republika e Kosoves

Prizren

Mbledhja e rregullt me drejtorët e Komunës së Prizrenit

2024/01/23 - 7:46

Në prani të mediave, sot, Kryetari Shaqir Totaj mbajti mbledhjen e parë për këtë vit me drejtorët e Komunës, ku, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje drejtorëve të ri që i janë bashkëngjitur ekipit të ekzekutivit.
Me këtë rast diskutuan kryesisht për ngritjen e nivelit të performancës komunale, gjë që, për dallim prej viteve të kaluara ka pasur rritje mbi 100% sipas vlerësimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“U zotuam se, me frymën tonë ekipore, edhe sivjet do të jemi në hap me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe do ta ngrisim edhe më shumë nivelin e performancës, duke punuar në shërbim të rregullimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë” – u shpreh Kryetari Totaj.