Republika e Kosoves

Prizren

Komuna ofron falas shërbimin e Ultrazërit dhe Mamografisë

2024/09/30 - 1:06

Me 1 Tetor fillon fushata vjetore , ndërkombëtare e vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit kur përmes manifestimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë së gjerë , sensibilizohet popullata , në veçanti gjinia femërorë për kujdes të shtuar për shëndetin e tyre.
Duke i u bashkangjitur kësaj fushate, me qëllim të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit ,Komuna e Prizrenit përmes Drejtorisë së Shëndetësisë, ofron shërbime adekuate në kuader të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare (QKMF) ku shërbimi është falas dhe realizohet me anë të Ultrazërit dhe Mamografit , nga ana e mjekes specialiste te radiologjisë.

Vetëm duke pasur shëndet të mirë, duke u kujdesur për shëndetin e vet, gratë mund të shfrytëzojnë potencialin e plotë, në përmbushje të detyrave të punës, kujdesin për rritjen e fëmijëve, kujdesin ndaj familjes si dhe për zhvillimin e shoqërisë.