Njoftim për banorët e fshatit Zhur
2024/10/03 - 4:08
Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Vëllezërit e Bashkuar” Sh.p.k në Zhur, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Prizrenit organizojnë:
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e hapësirës për thërrmim dhe seperim të gurit gëlqeror në vendin e quajtur Rezina në fshatin Zhur.
Njoftohet publiku i interesuar se më 20.11.2024 në orën 10:00, në zyrat e administratës së Komunës së Prizrenit organizohet debati publik.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM:
Në vegëzën e mëposhtme mund ta gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Vëllezërit e Bashkuar” Sh.p.k – Zhur, për zgjerimin e hapësirës për thërrmim dhe seperim të gurit gëlqeror:
Komentet lidhur me projektin mund t’i dërgoni në këtë e-mail: vnm.komente@rks-gov.net
Pjesëmarrja juaj e ndihmon implementimin e këtij projekti!