Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj, së bashku me Jennifer Lawson zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë, inauguruan hapësirën e re të American Corner

2024/12/03 - 10:33

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtaren e lartë për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Jennifer Lawson, stafin e Këndit Amerikan dhe zyrtarë komunalë, inauguruan sot hapësirën e re të American Corner në qendër të Prizrenit.
Ky ambient do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve kulturore, edukative dhe profesionale mes Prizrenit dhe SHBA-ve, duke i dhënë mundësi më të mira qytetarëve të Prizrenit, e veçanërisht të rinjve, të lidhen me mundësitë që ofrohen nga shteti mik.
Në këtë ngjarje, Këndi Amerikan ndau mirënjohje për Komunën e Prizrenit dhe Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme në rritjen e kapaciteteve për funksionim më efikas.