Republika e Kosoves

Prizren

OJQ THY organizoj ceremoni për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

2024/12/05 - 5:13

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, sot, në sallën e Asamblesë u mbajt ceremonia e shënimit të kësaj dite, ku të pranishëm ishin nënkryetari Kujtim Gashi, drejtorë shkollash, profesorë dhe 25 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Republika Çeke, Moldavia, Holanda, Italia, Lituania dhe Maqedonia e Veriut, që do të marrin pjesë në trajnimin “Get Experienced” në kuadër të Programit Erasmus+, të organizuar nga OJQ THY në partneritet me organizatën holandeze Richter.
Me këtë rast, pjesëmarrësit në trajnim do t’i ndajnë përvojat mbi mundësitë e të bërit vullnetarizëm në kuadër të Programit Erasmus+ në një takim me organizatat joqeveritare vendore dhe shkollat, ndërsa, do të shënohet dhe përfundimi i edicionit të parë të programit UPSHIFT, nga i cili 50 nxënës (nga 6 shkolla fillore dhe të mesme) kanë përfituar mbështetje financiare për zbatimin e projekteve të tyre në shkolla.