Republika e Kosoves

Prizren

Ka përfunduar renovimi i plotë i ambienteve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor

2024/12/06 - 5:49

Drejtoria e Administratës ka përfunduar renovimin e plotë të ambienteve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, duke ofruar një mjedis të ri dhe dinjitoz për zyrtarët dhe stafin e kësaj drejtorie.
Renovimi i hapësirave ka për qëllim krijimin e një ambienti më të rehatshëm dhe profesional, që do të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të punës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.