Republika e Kosoves

Prizren

U mbajte mbledhja e radhës e Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF)

2024/12/18 - 5:30

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesja e Kuvendit, znj. Antigona Bytyqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e XII/2024 (dymbëdhjetë) të rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 19 dhjetor 2024 (e enjte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 31 tetor 2024 (mbledhje e rregullt) dhe 13 nëntor 2024 (mbledhje e rregullt);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin paraprak të listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2025;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të objektit pronë komunale për raste të veçanta;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2025.
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e raportit të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Lokal të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore 2024-2026;
10. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024.
Anëtarët e KPF-së rekomanduan që pika “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimin për miratimin e Planit Rregullues të Hollësishëm “Zona e Parkut për Industri të Lehtë në Prizren – Parku i Biznesit” sipas Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit, sipas kërkesës së MMPHI-së” t’i shtohet pikave të rendit të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.