Republika e Kosoves

Prizren

Njësia për Drejtat e Njeriut ,Barazi Gjinore

Mybexhele Zhuri

Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore
e-mail: mybexhele.zhuri@rks-gov.net
Zyre: +383(0) 38 200 44-746
__________________________________________________________________________________________________________

Njësia e Qështjes Gjinore merret me:

•    Koordinon dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet që promovojnë barazinë gjinore në Komunë;
•    Kontribuon në formulimin e planeve dhe të politikave brenda Komunës, që ndërlidhen me barazinë ligjore;
•    Merr pjesë në panelin për rekrutimin e shërbyesve civilë në Komunë, për të siguruar respektimin e të drejtës gjinore;
•    Mban statistikë – bazë të shënimeve dhe i analizon ato nga perspektiva gjinore;
•    Harton programe dhe projekte për të përmirësuar përfaqesimin gjinor në Shërbimin civil në Komunë, duke përfshirë avansimin e pozitës së gruas në struktura të larta të Shërbimit civil;
•    Merr pjesë në hartimin e akteve të nxjerra nga Komuna, duke siguruar që aktet të jenë në pajtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut, respektivisht të grave;
•    Bashkëpunon me të gjitha strukturat e nivelit lokal, për të promovuar, avansuar dhe mbrojtur të drejtat e grave;
•    Ndihmon dhe përkrah trajnimet e organizuara, që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për avansimin e barazisë gjinore në Komunë;
•    Këshillon dhe udhëzon organet e Komunës lidhur me çështjet gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave;
•    Përfaqëson Komunen në takimet që kanë të bëjnë me çështje gjinore;
•    Bashkëpunon me zyrtaren – in për barazi gjinore në MAPL dhe me Zyrën për Barazi Gjinore të Kosovës;
•    Merr pjesë në koordinimin e OJQ–ve lokale dhe ndërkombëtare dhe punon drejt zhvillimit dhe avansimit të çështjeve gjinore;
•    Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore mbi çështjet gjinore, e që janë në kompetencë të Komunës;