Republika e Kosoves

Prizren

1Aktivitetet të vitit në parë

Punimet e vitit të parë të Projektit janë përfunduar në Korrik të vitit 2012, duke arritur rezultatet si në vijim.

(1)    Zhvillimi i rrjedhës së mbeturinave
Projekti ka zhvilluar një rrjedhje të mbeturinave të vititi 2011 bazë studimeve përmbajtësore. Ne gjithashtu kemi vlerësuar sasinë ditore të mbeturinave të gjeneruara, të grumbulluara, të shkarkimit total, shkarkimit illegal mbetur në zonën e qytetit dhe të riciklimit. Këto sasi gjegjësisht ishin 111.6 ton, 85.3 ton (76.4% të sasisë së gjeneruar), 105.3 ton (94.4%), 12.4 ton (11.1%) dhe 5.6 ton (5.0%)

(Kliko këtu për Flow Mbeturinave)
(2)   Problems identified
1)      Shkalla e grumbullimit të mbeturinave është e ulët.

Shkalla e grumbullimit të mbeturinave aktualisht është 76.4%. Përmirësimi i mëtejshëm do të jetë e nevojshme për të arritur 90% në vitin 2020.
1)      Shkarkimi illegal është i zakonshëm

Shkalla e grumbullimit të mbeturinave aktualisht është 76.4%. Përmirësimi i mëtejshëm do të jetë e nevojshme për të arritur 90% në vitin 2020.

2)      Shkarkimi illegal është i zakonshëm
15.1% të mbeturinave të gjeneruara shkarkohen ilegalisht. Derisa 80% I mbeturinave të shkarkuar ilegalisht largohet, pjesa tjetër mbetet në zonën e komunës.

3)      Shkalla e shkarkimit final është e lartë
Sasia e tërë mbeturinave të gjeneruara të deponuar në deponinë e Landovicës është 82.5%. Shkalla e sasisë së shkarkuar duke përfshirë mbeturinat e lënë në qytet bëhet 94.4%
4)      Shkalla e riciklimit është e ulët
Shkalla e riciklimit është vlerësuar të jetë 5.0%. Kjo është shumë e ulët.
Photo_1-1.JPG      photo2.jpg
Mbeturinat janë të shpërndara rreth kontenjerave të vendosura në qytet.
photo-3.jpg     photo-4-(1).jpg
Mbeturinat shkarkohen ilegalisht në shpat të luginës në periferi.
(3)     Drafti i parë i Master Planit për Menagjimin e Mbeturinave të Ngurat (MMN)
(1)    Projekti ka zhvilluar draftin e parë të Planit të Menagjimit të Mbeturinave të Ngurta (MMN) dhe Planin për Pilot Projektin për të zgjidhur këto problem dhe për të krijuar një system të shëndoshë për menagjimin e mbeturinave të ngurta. Ne si njësi e Ekspertëve Japoneze dhe partnerët, kemi propozuar shkallën e grumbullimit, shkallën e shkarkimit final dhe shkallën e riciklimit deri në vitin 2020, dhe kemi zhvilluar draftin e parë të planit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta si një skenar për të arritur këto objektiva numerike. Ne poashtu kemi propozuar pesë pilot projekte për të përmirësuar sistemin e grumbullimit të mbeturinave dhe për të ngritur vetëdijësimin publik, të cilët janë të domosdoshme për realizimin e planit të MMN.
Aktivitetet të vitit në dytë

Përmbledhja e aktiviteteve të planifikuara për vitin e dytë të projektit

Implementimi i 5 pilot projekteve

Projekti ka vendosur të implementojë pesë pilot projekte, të përshkruara si më poshtë, për të përmirësuar sistemin e grumbullimit të mbeturinave dhe për të krijuar një sistem të menagjimit pjesëmarrës publik drejt arritjes së objektivave të përcaktuara në draftin e parë të planit të MMN. Në Shtator të vitit 2012 kemi filluar të bëjmë përgaditjet për pilot projekte.

1)     Përmirësimi i sistemit aktual të grumbulimit të mbeturinave

Kjo do të përfshijë rishikimin e sistemit aktual për të shmangur praktikat e kota dhe të gjejnë mënyra për përmirësimin e sistemit të grumbullimit, duke ndryshuar rrugët, oraret dhe llojet e automjeteve të përdorura të grumbullimit.

2)      Prezentimi I “sistemit të grumbullimit me këmbanë 
Ky projekt do të prezentojë një sistem të grumbullimit me këmbanë me një shërbim të përpiktë me një melodi në mënyrë që qytetarët të mund të dëgjojnë qartë ardhjen e kamionëve të grumbullimit. Kjo do të përmirësojë mënyrën e shkarkimit të mbeturinave duke fituar bashkëpunimin e qytetarëve.

3)      Zgjerimi i shërbimit të grumbullimit të mbeturinave
Shërbimi i grumbullimit të mbeturinave do të zgjerohet për të mbuluar fshatrat në zona periferike që nuk kanë pasur shërbim.
4)      Ngritja e vetëdijesimit të komunitetit
Kjo do të ngris vetëdijësimin e komunitetit mbi mbeturinat dhe do të përmirësojë mënyrën e shkarkimit të mbeturinave, si dhe të krijoj ambient më të bukur natyror në zonën pilot ku do të prezentohet sistemi i grumbullimit me këmbanë.
5)      Edukimi mjedisor në shkolla
Ky projekt do të përqëndrohet për të vetëdijesuar nxënësit për mjedisin e tyre natyror dhe për ta mbajtur atë të pastërt.

Ne do të vazhdojmë me këto pilot projekte me radhë.