Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Shaqir Totaj priti në takim Gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, Komandant i KFOR-it dhe Ambasadorin Mustafa Babür Hizlan

2024/02/09 - 7:56

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, Komandant i KFOR-it dhe Ambasadorin Mustafa Babür Hizlan, me ç’rast trajtuan çështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, veçanërisht në qytetin e Prizrenit.
Gjatë bisedës theksuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale për adresimin e çështjeve të sigurisë.
Gjithashtu, diskutuan për sfidat e sukseset e qeverisjes lokale dhe forcimin e marrëdhënieve mes administratës e qytetarëve të Komunës së Prizrenit si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset e qeverisjes.