Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj me bashkëpunëtor kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për festën e Kurban Bajramit

2024/06/16 - 5:26

Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtorë e asamblistë si dhe me bashkëpunëtorë të kabinetit vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për festën e Kurban Bajramit, ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së.
“Kjo festë e veçantë na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj të tjerëve. Le të jetë kjo ditë një moment për t’i forcuar lidhjet tona me familjen dhe miqtë. Me fat Kurban Bajramin, qofshi të bekuar me shëndet dhe mirëqenie!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.