Republika e Kosoves

Prizren

Kryetari Totaj, nënkryetari Gashi dhe kryesuesja Bytyqi morën pjesë në “Forumi koordinues i organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) dhe Komunës së Prizrenit”

2024/06/20 - 4:16

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyqi dhe nënkryetarin Kujtim Gashi morën pjesë sot në punëtorinë e organizuar nga Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, “Forumi koordinues i organizatave të shoqërisë civile (OSHC-ve) dhe Komunës së Prizrenit”, ku, diskutuan për prioritetet e përbashkëta, fuqizimin e bashkëpunimit dhe planin e veprimit gjatë vitit 2024.