KKSB, mbajti mbledhjen e pestë për këtë vit
2024/11/27 - 5:35
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari Shaqir Totaj, mbajti sot takim në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.
Me këtë rast, Kryetari Totaj falënderoi banorët e Komunës së Prizrenit për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në qytetin tonë.
Gjatë këtij takimi, u raportua nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, lidhur me mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror; Planet operative të ndërmarra nga Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektorateve, për kontrollimin e shitjes së mjeteve piroteknike; Informatë nga Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë, lidhur me ecuritë e punëve në vendosjen dhe shtrirjen e rrjetit të kamerave në qytet; Rekomandime dhe sugjerime nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse, për vitin 2024.