Republika e Kosoves

Prizren

Agjenda e manifestimeve të qershorit

2018/06/08 - 1:56

Me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në komunën e Prizrenit do të organizohen aktivitete të shumta kulturore dhe sportive.

Më poshtë e gjeni agjendën e plotë të manifestimeve të qershorit.

MANIFESTIMET KULTURORE

• 10 QERSHOR

09:00 Vënia e gurthemelit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes (në oborrin e Lidhjes)
10:00 Hapja e ekspozitës së bucetave të skulptorëve (në oborrin e Lidhjes)
11:00 Akademia Solemne në oborrin e Lidhjes (në oborrin e Lidhjes)
12:00 Turniri ndërkombëtar i mundjes nga KM Prizreni (në palestrën sportive)
13:00 Konferencë shkencore për 140-vjetorin e Lidhjes (në sallën e Kuvendit Komunal)
14:00 Tribunë (në Shtëpinë e Kulturës)
15:00 Ekspozita mbarëkombëtare me pikturë (në ndërtesën e Hamamit – Gazi Mehmed Pasha)
17:00 Parada e FSK-së
21:00 Grumbullimi në Kala dhe marshimi me flakadanë i 140 aktivistëve
21:30 Performanca “Përjetësia” (në Urën e Gurit)
22:30 Koktej tek Sheshi i Lidhjes

• 11 QERSHOR
11:00 Fëmijët recitator në Kompleksin e Lidhjes
21:30 Monodrama “Rrno për me tregu” në Kompleksin e Lidhjes
21:30 Koncert në “Sheshin e Dëshmorëve” nga qendra kulturore “Margarita Tutulani”

• 12 QERSHOR
10:00 Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë
12:00 Koncert recital nga Elvis dhe Gjulian Bytyqi te Rrapi në Marash
21:30 Dokumentari “Toka e shqiponjave” në kino “Lumbardhi”
21:30 Koncerti i Lirisë nga shoqëritë vendore tek “Sheshi i Dëshmorëve”

• 13 QERSHOR
11:00 Fëmijët piktorë në Kompleksin e Lidhjes
21:30 Monodrama “Aktori në kuti” në Shtëpinë e Kulturës
21:30 Bendet rinore në Sheshin e Lumbardhit

• 14 QERSHOR
12:00 Dokumentari per 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (te Kompleksi Europa)
21:30 “Ora e Lidhjes” (te Kompleksi i Lidhjes)
21:30 Koncert nga Dren Abazi & Zig Zag Orchestra

• 15 QERSHOR
21:30 Koncerti i melodive të vjetra, Nezafete Shala & Besa Berberi (te Kompleksi i Lidhjes)

MANIFESTIMET SPORTIVE

• 10 – 15 QERSHOR
Turneu i futbollit “Trofeu i Lirisë”
Turneu i shahut “Trofeu i Lirisë”
Turneu i pingpongut “Trofeu i Lirisë”
Basketboll: Junior 06 –  Përmeti