Republika e Kosoves

Prizren

Akademi përkujtimore për dëshmorin Xhemajli Berisha !

2011/04/06 - 12:00

Dëshmori i kombit, profesori Xhemajli Berisha, ishte dhe do të mbetët në kujtesën tonë si njëri i sakrificës, atdhedashurisë, njeri i penës dhe i lirisë.
Profesori kontribuojë shumë në edukimin e brezave të rinj, motivimin e tyre për mësim shkencor e kombëtar dhe pareshtur u angazhua që të rinjtë të pajisen edhe me vlera patriotike, kombëtare e liridashëse.
Profesori konsideronte se rininë tonë intelektuale dhe popullin duhej përgatitur për sakrifica sublime për të drejtat tona kombëtare.
 
Profesor Xhemajli Berisha, ishte ideator i angazhimeve për realizimin e të drejtës së popullit tonë për liri, shtet sovran dhe të pavarur, angazhimi i tij publik dhe ilegal binte ndesh me politikën e regjimit totalitar të atëhershëm Jugosllav dhe nga frika prej okupatori, profesorin e nderuar e larguan nga procesi edukativo – mësimor, mizorisht dhe tinëzisht e inskenuan edhe likuidimin fizik, vrasjen e tij duke e hedhur nga dritaret e zyrave të sigurimit.
 
Xhemajli Berisha, u angazhua fuqishëm në unifikimin e popullit tonë dhe përgatitjen e tij për luftë me  Serbinë si e vetmja rrugë deri të liria e Kosovës, amaneti i tij u realizua me 1998-99, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri realitet ëndrrën tonë për shtet të lirë dhe demokratik.
 
Ideali qe del nga vepra e tij politikisht dhe kombëtarisht do të na përcjellë deri në realizimin e të drejtës sonë humane, politike e territoriale bashkimin e etnisë shqiptare në Ballkan.
 
E nderuara familje Berisha, të nderuar të pranishëm, profesor Xhemajliu do të jetë figurë rrezatuese dhe udhërrëfyese, se si duhet jetuar për të mos vdekur.
Vepra e tij jetësore do të jetë e gjallë gjithmonë.
 
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit !
Lavdi jetës dhe veprës së profesor Xhemajli Berishës !
 
 
Faleminderit !