2013/06/11 - 12:00
"Lidhja vepronte kundër ndasive dhe për integrime kombëtare, e bashkë me to çliroi energji për zhvillime kulturore. Pra, për herë të parë populli ynë u bashkua me një besë të përgjithshme për të mbrojtur vendin e vet".
Kjo lëvizje e gjerë atdhetare kishte detyruar Fuqitë e Mëdha që tri herë t’i rishikonin vendimet e tyre në lidhje me trojet shqiptare dhe në këtë mënyrë vërtetoi se shqiptarët ishin të pjekur që të kenë shtetin e tyre. "Lidhja bashkoi popullin tonë për të afirmuar identitetin e tij kombëtar, për të ruajtur tokat tona dhe për të formuar shtetin tonë",
Pas tri vitesh funksionimi Lidhja e Prizrenit ishte shuar vetëm organizativisht, pasi programi i saj nuk u shua kurrë dhe u bë udhërrëfyese për gjeneratat e ardhshme të patriotëve që luftuan për lirinë e Shqipërisë dhe së fundmi për pavarësimin e Kosovës.
Drejtori i Institutit të Historisë, Frashër Demaj ka përkujtuar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është krijuar në rrethana të ndërlikuara si brenda ashtu edhe jashtë dhe se përkundër rrethanave të pafavorshme diplomatike ka arritur që të artikuloj kërkesat politike të shqiptarëve, për liri e shtet.