Republika e Kosoves

Prizren

Ambasadori i Norvegjisë z. Jan Braathu dhe drejtori i institutit të Kosovës për qeverisje lokale z. Besnik Tahiri u pritën në vizitë zyrtare nga kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja.

2012/11/12 - 12:00

Ambasadori z. Jan Braathu, falënderoi kryetarin Muja për pritjen miqësore dhe fokusoi si sferë të interesit  të tij, se si në komunën tonë  po zhvillohet sektori privat i biznesit, po ashtu kërkoi që të dijë se si ai mund të ndihmojë  në këtë drejtim.
Ambasadori Braathu, mori zotim se në të ardhmen e afërt do të shqyrtojë mundësitë që përfaqësues të administratës komunale dhe të biznesit nga komuna jonë të realizojnë vizitë në shtetin e Norvegjisë dhe kështu të mundësohet rritja e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe do angazhohet që t’i vejë në dijeni bizneset e shtetit të Norvegjisë për mundësit e tyre që të investojnë në komunën tonë.
Gjatë kësaj vizite ambasadori  z. Jan Braathu, u nënshkrua  edhe në librin e “ARTË”, protokolli më i lartë që ka komuna jonë.