2011/06/06 - 12:00
Politikat shëndetësore dhe shërbimet për qytetaret tanë do të jenë prioritet për ne gjatë mandatit qeverisës dhe premtojmë se fuqishëm do të angazhohemi në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme shëndetësore për të gjithë qytetaret tanë, në vendbanimet e tyre, pa pasur nevojë që të udhëtojnë drejt qytetit për shërbime të tilla.
Komuna jonë do të analizojë me kujdes të shtuar nevojat tjera për ndërtim të ambulancave në vendbanime tjera dhe sigurisht viteve në vijim do të ndërtojmë objekte të tilla aty ku do të këtë nevojë.
Të dy objektet janë ndërtuar me buxhetin e komunës sonë.