2010/07/22 - 12:00
Ministri i Transportit dhe Postë- telekomunikacionit z. Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja, bënë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Shkozë të Prizrenit.
Mirëqenia e qytetarëve dhe ngritja e cilësisë së jetës në fshat, paraqesin prioritet në politikat publike të institucioneve tona.
Asfaltimi i kësaj rruge paraqet interes të veçantë për terë zonën, ngase shumë fshatra, të Lumës, mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë, për tu lidhur me Prizrenin.
Kryetari i komunës prof.dr Ramadan Muja, falënderoi ministrin Limaj për investimet e realizuara në territorin e komunës sonë dhe u shpreh I gatshëm edhe për bashkëpunime të tjera me interes për qytetarët.
Qytetarët e këtyre fshatrave të gëzuar për asfaltimin e rrugës, shprehnin gëzimin e tyre, përmes këngëve dhe valleve të organizuar për këtë rast përurimi.