Republika e Kosoves

Prizren

DBZhR, është në fazën përfundimtare të realizimit të projektit “Ngritja e serrave”

2024/11/02 - 6:09

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR) është në fazën përfundimtare të realizimit të projektit “Ngritja e serrave” në Komunën e Prizrenit, që ka siguruar mbështetje për 25 fermerë.
Projekti, që është realizuar me pjesëmarrje financiare të fermerëve, ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e prodhimit bujqësor për tregun e Komunës së Prizrenit dhe më gjerë.