Po vazhdon implementimi i projektit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (DBZhR) “Hapja e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore”, ku aktualisht punimet janë drejt finalizimit në fshatin Krushë e Vogël, që është një zonë e rëndësishme për prodhimin bujqësor.