Republika e Kosoves

Prizren

Dita Ndërkombëtare e fëmijëve në komunën e Prizrenit !

2011/06/06 - 12:00

Aktivitetet e parapara u realizuan si vijon:

 – Krosi i fëmijëve  u zhvillua nga Hamami "Gazi Mehmet Pasha" deri te "Shtëpia e bardhë", ku morën pjesë nga 15 nxënës prej gjashtë  shkollave fillore të komunës tone. Kryetari i komunës  Z. Ramadan Muja i priti fituesit dhe  tri vendet e para i shpërbleu me medalje dhe  kupë  për  fituesin.

– nga "Shtëpia e bardhë" deri te hapësira e Kejit tek Sheshi Shatërvan, së bashku me Kryetarin dhe zyrtarët  komunal, fëmijët defiluan nëpër rrugët e qytetit duke e manifestuar  Ditën e tyre.

–  u realizua shpërndarja e fletëpalosjeve  me mesazhe edukative dhe ekspozimi i vizatimeve të nxënësit Edvil Dragaj nga shkolla fillore Motrat Qiriazi

– gjithashtu u realizuan dhe gara në vizatime ku  morën pjesë nxënësit e gjashtë shkollave pjesëmarrëse  nga gjitha komunitetet të komunës tone . Tri vendet e para u shpërblyen me dhurata  modeste për nxënësit

– u shfaq  programi  argëtues ku me recitime , këngë e valle , morën pjesë fëmijët  e  çerdheve  " Ylberi", "Perspektiva",London eye ",Fataosat e Prizrenit" dhe "Ardhmëria" si dhe nxënësit e   shkollave fillore   "Motrat Qiriazi", "Lek Dukagjini", "Haziz Tola", "Xhevat Berisha", "Mati Llogoreci" dhe shk.speciale "Nëna Terezë".

-Mbishkrimet për Ditën e fëmijëve me mesazhe edukative promovuëse të të drejtave të fëmijëve,  ishin të ekspozuara   tek Keji  në sheshin  Shatërvan.

– fëmijët  ishin të veshur me fanella  me logon për nder të ditës së fëmijëve .

Për implementimin e projektit përgjegjëse ishte  Zyrtarja për Barazi Gjinore, ndërsa  Kuvendi Komunal ishte bartës  kryesor i shpenzimeve të aktiviteteve.