Republika e Kosoves

Prizren

Drejtori Hoxha, po qendronë për vizitë në Holland, po realizon takime që kanë të bëjnë me mirëqenie sociale dhe familjare

2023/11/09 - 4:41

Në kuadër të qëndrimit zyrtar të drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edmond Hoxha në Holandë, me qëllim të takimit të përfaqësuesve të institucioneve të cilat mbulojnë fushat e mirëqenies sociale dhe familjare, delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë nga niveli qendror, ai komunal dhe shoqëria civile, realizuan vizita në Ministrinë holandeze të Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrinë e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit, Komunën e Hagës, Ombudspersonin e Fëmijëve si dhe në institute të specializuara të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
Qëllimi i kësaj vizite është marrja e përvojave dhe identifikimi i sfidave në proces të ngritjes e zhvillimit të institucioneve të shërbimeve sociale dhe familjare në Komunën tonë.