Republika e Kosoves

Prizren

DSHP, organizoi aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën”

2024/09/20 - 4:07

Drejtoria e Shërbimeve Publike (DSHP), organizoi sot aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën” pas thirrjes së OJQ “Let’s Do It”, që synon ndërmarrjen e disa veprimeve për pastrimin e lokacioneve ku janë krijuar pika ilegale të mbeturinave.
Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur si lokacion “Liqenin e Vërmicës”, një zonë ku pas një sezoni shumë të thatë janë grumbulluar shumë mbetje plastike, për shkak të prurjeve nga të gjitha vendbanimet nëpër të cilat kalon Drini i Bardhë.
Me këtë rast u vendosën edhe 4 tabelave me mbishkrimin “RUAJE MJEDISIN” me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për rëndësinë e ruajtjes së ambientit.