2011/10/11 - 12:00
MAREVESHJE
Komuna e Prizrenit në Prizren (në tekstin e më tejmë: Komuna) të cilin e përfaqëson Kryetari prof. dr. Ramadan Muja nga njëra anë dhe Menaxheri i Qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren z. Sylejman Shala, nga ana tjetër (në tekstin e më tejmë: Menaxheri)
1. Palët janë pajtuar dhe janë marrë vesh që përmes kësaj marëveshjeje të rregullojnë të drejtat dhe obligimet e ndërsjella, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që duhet të realizohen për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e fushave të reja sportive të ndërtuara në hapësirat e qendrës sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit (në tekstin e më tejmë: fushat sportive) që fillon nga dita e nënshkrimit të kësaj marëveshje.
2. Palët janë pajtuar se kjo marëveshje arrihet për kohë të pacaktuar duke filluar nga data 05.10.2011
3. Menaxheri, merr për oligim, që nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të ruaj, mirëmbajë dhe menaxhojë fushat sportive në mënyrë të ndershme, korrekte dhe profesionale deri në kohën sa zgjatë kjo marëveshje.
4. Menaxheri, merr për oligim:
– të kujdeset dhe mirëmbajë fushat sportive brenda dhe jashtë hapësirës së tyre,
– të caktoj pa pagesë, oranin e termineve për klubet sportive dhe për qytetarët tjerë
që dëshirojnë të shfrytëzojnë terminet në fushat sportive,
– palëve të interesuara, ti siguroj kushte optimale për shfrytëzimin e fushave
sportive dhe sinqerisht të bashkëpunoj me të gjithë të interesuarit,
– palëve të interesuara tu kushtojë kujdes adekuat dhe të përshtatshëm profesional, nga personeli përgjegjës,
– të në rast nevoje të kërkoj ndihmë dhe mbështetje nga Komuna,
– të zbatojë dhe realizojë me ndershmëri të gjitha vendimet dhe detyrat e përcaktuara nga Komuna,
– të njoftojë me rregull dhe me kohë për ngjarjet dhe aktivitetet sportive, që zhvillohen në fushat sportive,
5. Menaxheri, merr për oligim, që në mënyrë korrekte deri në kohën sa zgjatë kjo marëveshje të kujdeset për pagesën e komunalieve (rrymës, ujit, bërllogut etj.),
6. Palët kanë rënë dakord dhe konfirmojnë se ato janë të njohura me përmbajtjen dhe kuptimin e kësaj marrëveshjeje dhe se nuk kanë asnjë lloj dyshimi dhe keqkuptimi gjatë përpilimit të saj.
7. Palët janë pajtuar dhe konfirmojnë se i pranojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në këtë marëveshjeje, dhe në shenjë të pranimit të saj, palët pa asnjë vërejtje e nënshkruajnë atë.