Republika e Kosoves

Prizren

Gëzuar 133 vjetori i LShP-së dhe 12 vj. i Çlirimit të Prizrenit !

2011/06/14 - 12:00

Ky qershor nuk është si çdo qershor tjetër. Ndonëse na bëhet se i ngjan qershoreve tjerë, për shkak të koençidencës historike të 10 Qershorit të viti 1878, kur kumboi fuqishëm jehona e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që i kapërceji kufijtë e tokave shqiptare dhe u dëgjua nga të gjitha kancelaritë e Evropës e në Kongresin e Berlinit dhe 12 qershori i vitit 1999, kur forcat e UÇK-së së bashku me forcat KFOR-it gjerman hynë triumfalisht në Prizren për t’i dhënë fund epokës së errët të sundimit qindvjeçar.

Të nderuar kuvendarë dhe ju të pranishëm, tashmë përfundimisht festat e qershorit për komunën tonë janë bërë simbol i fitores, triumfit, shpresës, alternativë e vetme e të qenit krenar e po me këtë krenari për ta vazhduar rrugën e sukseseve.

Dikush do të pyes se çfarë të përbashkët kanë 10 qershori i vitit 1878 dhe 10 qershori i vitit 1999, duhet të kujtojmë se më më 10 qershor 1999, NATO në iliridën shqiptare në Kumanovë mori “bekimin politik” që të hynte në tokën e Kosovës si fitues dhe të largohen nga Kosova si humus forcat e regjimit serb.

Sot të nderuar pjesëmarrës, kur po festojmë ditën e Çlirimit të Prizrenit jemi më të gëzuar dhe kemi më shumë arsye se një vit më parë, sepse  përderisa vitin e kaluar në këtë kohë po flisnim për dhënien e indekse të parë të studentëve në Universitetin Publik të Prizrenit, këtë vit po planifikojmë regjistrimin e gjeneratës së

dytë. Përderisa në vitin e kaluar po punohej në kilometrat e parë të rrugës së kombit këtë vit janë shtruar me asfalt dhjetëra kilometra dhe janë ngritur dhjetëra ura, vetëm në territorin e Komunës së Prizrenit. Në komunën tonë  janë ndërtuar e janë duke u ndërtuan e zgjeruar me dhjetëra rrugë nëpër lagje të qytetit dhe nëpër fshatra. Gjatë një viti janë ndërtuar pesë  godina shkollore e do të ndërtohen po kaq edhe këtë vit. Janë ndërtuar dhjetë ambulanca a e do të ndërtohen edhe në ato vende ku ka nevojë. Këtë vit do të ndërtohen edhe pesë qendra kulturore nëpër fshatra, disa dhjetëra terrene sportive për shkolla dhe shumë e shumë projekte tjera, të cilat gjithsesi janë suksese dhe të arritura për të gjithë qytetarët e në radhë të parë duhet t’i falënderojmë ata që sakrifikuan jetën dhe djersën e tyre për liri.

Urime dhe gjithmonë u takofshim për festa dhe suksese të reja!

 

Programi i evenimenteve qe u organizuan për nderë të festave të qershorit 2011.

 

Akademi Solemne (Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit),
Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ora e Lidhjës” (Kompleksi i LSHP)
Simpozium “SFIDA SHQIPTARE” (Shtëpia e. Kulturës “Xh.Berisha” – Prizren)
Ekspozitë artistike – (Hamami)
Festivali i Sportit (Shadervan)
Përurim Veprash (Shtëpia e Kulturës “Xh.Berisha” – Prizren)
“Lira magjike” (Shtëpia e. kulturës “Xh.Berisha” – Prizren)
Koncerti tradicional festiv i SHKA “Agimi”
(salla e Shtëpisë së Kulturës “Xh.Berisha” në Prizren).
Festivali për fëmijë “FLUTURAT” (Shadërvan)
Mjellma e Lumbardhit-Orë letrare: (Marash)
Sesion Letrar “Si trajtohet letërsia shqipe sot” (Shtëpia e bardhë)
Vizitë në Muzeun Arkeologjik
Vizitë në Universitetin e Prizrenit
Mbrëmje muzikore me grupet rinore (Key-Shadërvan)
Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë për në Varrezat e
Dëshmorëve në Landovicë,
Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe vënia e
kurorave dhe luleve,
Seancë Solemne për nder të 12 Qershorit-Ditës së Çlirimit të
Prizrenit, buqeta lulesh pranë shtatoreve të dëshmorëve: Xhemajli Berisha,
Xhevat Berisha, Ismet Jashari-Kumanova (Monumenti i Lirisë) dhe Pal Paluca
Festivali “40 Bunar Fest”
“Koncerti i Lirisë” (Shadërvan)