2010/07/13 - 12:00
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksoi se këtë vit priten rendimente të larta të grurit dhe përgëzoi bujqit e komunës sonë për punën e bërë në mbjelljen e tokës së bukës me varietete të ndryshme bujqësore.
Përkundër motit me shi këtë vit, fushat e mbjella me grurë po japin rendimente të larta dhe kualitative.
Ministri i bujqësisë z. Blerand Stavileci, premtoi bujqit e komunës sonë se edhe këtë vit do të subvencionohen 30 % shpenzimet e derivateve të naftës.
Kryetari i komunës u zotua se edhe në të ardhmen komuna jonë do të shikojë mundësitë për të përkrahur dhe mbështetur sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit të tij sa më të mirë.