Republika e Kosoves

Prizren

Inspektorati i komunës në mbrojtje të Lumbardhit

2018/04/17 - 4:14

Drejtoria e Inspektoratit sot ka ndaluar punimet në një objekt terësisht pa leje në hyrje të Reçanit. Objekti hotelier në ndërtim e sipër, pos mungesës së lejes, bie ndesh edhe me ligjet e Kosovës për ujëra.

Me qëllim të mbrojtjes së shtretërve të lumenjve dhe rrezikut nga përmbytjet, ligji në fuqi thotë se distanca e objekteve të reja pranë lumenjve duhet të jetë më së paku 30 metra larg shtratit i lumit.