2011/03/29 - 12:00
· Takimet konsultuese me shoqatat ekologjike dhe subjektet tjera: 15.03-29.03.2011;
· Realizimi i projektit:prej 01 – 08.04.2011, prej orës 10.00 deri 13.00
Kuvendi komunal, nëpër mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, merr për sipër të koordinoj aktivitetet dhe të siguroj mjete të nevojshme, për pastrim si: Thasë plastik, dorëza,dhe pajisje tjera teknike, si dhe transportin dhe deponimin e mbeturinave në deponi. Aktivitetet i shoqatave dhe subjekteve tjera , përveç shkollave, me 1 dhe 2 prill do të zhvillohen prej orës 10.00 deri 13.00. Shkollat do ta caktojnë vetë agjendën e aktiviteteve.
Shkollat fillore dhe të mesmesi në qytet ashtu edhe në zonat rurale do të bëjnë:
· Organizimin e njëligjërate për mbrojtjen e mjedisit, në orën e parë të mësimit;
· Organizimin e kuizit të diturisë (AKEA), me temën “Mbrojtja e mjedisit”;
· Pastrimin në objektet e tyre shkollore dhe në qytet sipas projekt-propozimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike- Sektori i Mjedisit;
· Shkollat fillore dhe te mesme, nëpër fshatra do të angazhohen në pastrimin e objekteve shkollore dhe qendrat e fshatrave, sipas agjendës se tyre.
OJQ- të Ekologjike dhe subjektet tjera, do të defilojnë në drejtim të qendrës së qytetit, duke pastruar; Qendrat e Mjekësisë Familiare –aktivitete pastrimi, nëpër shtëpitë e shëndetit; Klubet sportive-aktivitete në qendrën sportive. Kompanitë shërbyesesi: “Ekoregjioni”, “Is-company”, “Shërbimi” dhe “Xhaferi” do të bëjnë grumbullimin,transportin dhe deponimin e mbeturinave, nga te gjitha këto aktivitete .
Shpk “ Is-company”, NSH“Shërbimi” dhe “Ekoregjioni” do të bëjnë pastrimin e hapësirave të gjelbërta, në qytet sipas udhëzimeve të drejtorisë, si dhe transportin e mbeturinave, për në deponi. Policia e Kosovësdo të angazhohet në rregullimin e komunikacionit dhe sigurimin e aktivistëve dhe qytetarëve.