Republika e Kosoves

Prizren

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2023/01/24 - 4:53

Udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Antigona Bytyqi, sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Prizrenit për z. Erion Veliaj.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi Shpalljen e Interesit të Përgjithshëm Publik (për patundshmërinë e ish Ndërmarrjes Shoqërore KBI “Progres” ZK Dushanovë);
  5. Informatë rreth Raportit financiar për periudhën janar – dhjetor 2022;
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për Zonat e Mbulimit në shkollat e Komunës së Prizrenit sipas nivelit 1 dhe 2 të Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit të punës së Kuvendit për vitin 2023;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Planit të Veprimit për Transparencë në Komunën e Prizrenit 2023-2027;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit paraprak për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qira afatshkurtër të lokaleve pronë komunale;
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim-qira afatshkurtër të lokaleve pronë komunale;
  11. Informatë rreth raporteve të punës për vitin 2022, të Komiteteve dhe Komisioneve të themeluara nga Kuvendi i Komunës;

Pikat 5, 9, 10 u shtuan gjatë kësaj mbledhjeje.

Rekomandimet e dhëna nga anëtarët e KPF-së dhe të gjitha pikat do të jenë në rend dite në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 26 janar 2023.