2012/01/12 - 12:00
Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Ruzhdi Rexha falënderoi qeverinë japoneze që përmes agjensionit për bashkëpunim ndërkombëtar “JICA” po e ndihmon Komunën e Prizrenit në menaxhimin e mbeturinave shprehu besimin se qeveria japoneze do ta ndihmojë Prizrenin edhe në të ardhmen. “Kjo skulpturë është simbol i bashkëpunimit të mëtejshëm në mes dy vendeve tona”.
Satoru Kurosava, drejtor i Agjensionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar “JICA”, tha se ky agjension po bashkëpunon ngushtë me Komunën të Prizrenit dhe shprehu besimin në suksesin e projektit për menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe shprehu besimin se suksesi i këtij projekti do t’i hap udhë realizimit të projekteve të tjera të ndihmës nga qeveria japoneze.
“Së shpejti pritet angazhim konkret i Komunës së Prizrenit, “Jices” dhe qytetarëve që të shohim një përmirësim të dukshëm të ambientit dhe besojmë se Prizreni do të jetë model udhëheqës në menaxhimin e mbeturinave të ngurta” tha Kurosava.
Zv ministri i MMPH-së Shpëtim Rudi, tha se skulptura e quajtur “Rruga e zhvillimit” simbolizon miqësinë mes Kosovës dhe Japonisë. “Shteti japonez ishte në mesin e shteteve të para që e ndihmuan shtetin e Kosovës” tha Rudi, duke e shprehur besimin se kjo ndihmë do të vijojë edhe në të ardhmen.
Si fryt i këtij bashkëpunimi në Prizren është hapur deponia e mbeturinave të ngurta, ndërsa kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në ët ardhmen.