Republika e Kosoves

Prizren

Komuna do ofrojë mundësi të reja zhvillimi për të rinjët

2022/01/21 - 11:41

Kryetari z. Shaqir Totaj ishte i ftuar nga Këndi Amerikan në Prizren, për një fjalim motivues për pjesëmarrësit e dy programeve: “Hyrje në aftësi pune” dhe “Dizajne me tekstil”, progame këto për aftësim dhe trajnim të të rinjëve të Prizrenit, për tregun e punës, me fokus vajzat, dhe me qëllim krijimin e nismave të vetëpunësimit.

Kryetari i uroi suksese vajzave dhe grave pjesëmarrëse në këtë program dhe i përgëzoi për iniciativën e marrë. Gjithashtu ai u shpreh entuziast dhe i siguroi ato se në Prizren do të ofrohen mundësi të reja zhvillimi për rininë, sidomos për ata që kanë vullnet për aftësim profesional.

Kryetari Totaj poashtu tha se programet e tilla, në mbështetje dhe aftësim të të rinjëve të Prizrenit janë të mirëseardhura dhe do të gëzojnë përkrahjen e tij përherë.