Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit dhe komuna e Gracit nisën takimet për binjakëzim.

2011/07/21 - 12:00

Kryetari, prof.dr. Ramadan Muja më këtë rast është shënuar në librin e “ARTË TË QYTETIT”, të Gracit, që është akti më i lartë i kësaj komune, ku nënshkruhen mysafir të veqantë dhe të respektuar të qytetit. Kryetari i Gracit. Mayor Mag. Siegfried Nagl, shprehu dashamirësi dhe respekt të lartë për delegacionin e komunës sonë dhe premtoi se së bashku me resurset e veta profesionale dhe humane do të mbështesë nevojat e komunës së Prizrenit ne realizimin e projekteve me interes për qytetaret.
Në fund të vizitës kryetari i komunës sonë prof. dr. Ramadan Muja, i bëri ftesë për vizitë komunës sonë, kryetarit të komunës së Gracit z. Mayor Mag. Siegfried Nagl, e cila pritet që të realizohet në muajt në vijim.
Përpos këtyre takimeve delegacioni i Prizrenit është takuar edhe me përgjegjësit e departamentit të administratës, shërbimeve publike, urbanizmit dhe planifikimit dhe vlerësojmë se në këta sektor do të thellohen edhe përvojat e bashkëpunimit në të ardhmen