2010/07/13 - 12:00
Kryetari I komunës prof.dr. Ramadan Muja, komplimentoj z. Berishën për misionin e tij qe me aeroplanin e tij po lobon në vende të ndryshme të botës për njohjen e shtetit të Kosovës.
Projekte të tilla kontribuojnë në përmirësimin e imazhit të shtetit të Kosovës në botë dhe janë tregues civilizues se si mund t’i kontribuojmë vendit tonë atëherë kur ka nevojë vendi.
Z. Xhejms Berisha, u prit zyrtarisht nga kryetari i komunës dhe ju premtua mbështetje materiale në vlerë prej 1500 euro dhe përkrahje për këtë projekt edhe në biseda me afaristë dhe biznesmen të komunës sonë.
Z. Berisha, falënderoj kryetarin Muja dhe vlerësoi se përkrahjet e tilla nga populli i Kosovës do ta bëjnë atë edhe më konsekuent qe me mjetin e tij të punës Aeroplanin të vizitojë dhe kërkojë nga shtete të ndryshme të kontinentit Afrikan qe ta njohin sa më shpejtë Pavarësinë e Kosovës.