Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë përkrahë bujqit me farë misri dhe fidane te mollës e kumbullës.

2011/03/21 - 12:00

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit të cilët i plotësojnë kriteret e mëposhtëm:

Ø      Të jetë banor i Komunës së Prizrenit.
Ø      Të prezantoj fletën poseduese të ngastrës në emër të tij apo të prindërit,  dhe të jetë e përshtatshëm për mbjellje të farës së grurit
Ø      Ngastra të ketë qasje në rrugë gjatë tërë vitit.
Ø      Ngastra të jetë e përgatitur për mbjellje.
Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej orës 10-12.

Përparësi kanë fermerët me kushte te vështira ekonomike.
Shpallja do të jete hapur nga dt,21.03.2011-05.04.2011
Përparësi kane fermerët me gjendje të vështirë ekonomike.

Për ngritjen e 15 ha me mollë dhe kumbull ne territorin e Komunës së Prizrenit
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit të cilët i plotësojnë kriteret e mëposhtëm:       

Ø      Të jetë banor i Komunës së Prizrenit.
Ø      Të prezantoj fletën poseduese  dhe kopjen e planit të ngastrës në emër të tij apo të prindërit,  dhe të jetë i përshtatshëm për ngritjen e pemishtes.
Ø      Duhet të mbjellë së paku 0.50 ha.
Ø      Te mos jet përfitues i fidaneve nga projektet e mëhershme.
Ø      Të paraqes biznes planin –projektin për ngritjen e pemishtes
Ø      Ngastra të jetë nën sistemin e ujitjes apo në forma tjera të ketë ujë gjat ter vitit.

Aplikacioni për konkurrim si dhe informatat tjera mbi kushtet dhe kriteret e aplikimit mundë të merren çdo ditë pune në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural prej orës 10-12.

Shpallja është e hapur për aplikim  nga dt.21.03.2011-01.04.2011