Republika e Kosoves

Prizren

Komuna e Prizrenit priti kryeministrin e Republikës së Turqisë

2010/11/04 - 12:00

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan muja, ndau çmimin më të lartë të komunës “Qytetar Nderi” i Prizrenit, për kryeministrin Erdogan.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tajip Erdoğan është dekoruar, të mërkurën pasdite, nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me titullin “Qytetar nderi i Prizrenit”, për kontributin që ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, por edhe për angazhimin e tij
në përkrahje të fuqishme për vendin.

Kryeministri I Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe z. Erdogan fillimisht iu drejtuan qytetarëve në sheshin e qytetit “Shatërvan”.
Turqia do të angazhohet fuqishëm në integrimin e shtetit të Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe do të mbështesë Kosovën në zhvillimin ekonomik. Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, komplimentoj qytetare e komunës sonë për
pritjen e ngrohtë qe i bënë mikut z. Erdogan dhe falënderoi edhe kryetarin Muja, për ndarjen e çmimit “Qytetar Nderi”.

E gjithë vizita e kryeministrit Erdogan dhe Thaçi kaloi sipas agjendës së
paraparë dhe nuk është shënuar asnjë ekces.