Republika e Kosoves

Prizren

Komuna fton qytetarët në debat publik për ndryshimet Kushtetuese

2011/09/23 - 12:00

Prof.dr. Arsim Bajrami Kryetar i Komisionit për Amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe anëtarët e komisionit z.Afrim Kasolli, znj,Vjosa Osmani dhe z.Rasim Demiri së bashku me Kryetarin e Komunës prof. dr. Ramadan Muja si nikoqir organizojnë debat publik me qytetarët e komunës sonë lidhur me ndryshimet kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.
Debati mbahet më datë 04.10.2011 (e martë) në sallën e mbledhjeve të kuvendit të komunës (Shtëpia e Bardhë ) në ora 11:00.
Debati organizohet në bashkëpunim  me NDI-në dhe Demokraci në Veprim. Të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit janë të mirëpritur në debatin publik për mënyrën e zgjedhjes Presidentit së Republikës së Kosovës.