Republika e Kosoves

Prizren

Komuna mbanë konsultim publik për “Plotësim-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave”

2021/07/23 - 2:48

Sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, nën organizimin e Drejtorisë për Shërbime Publike (DSHP), është mbajtur konsultimi publik për “Plotësim-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave”.

Hapjen e këtij konsultimi publik e bëri drejtori i DSHP-së, Osman Krasniqi, i cili njoftoi se ky draft ka dalur si nevojë dhe rrjedhojë e ndryshimeve që kanë ndodhur në procesin e menaxhimit të mbeturinave.

Më pas koordinatori i sektorit për menaxhimin e mbeturinave në kuadër të DSHP-së, Muhamed Bajrami bëri prezantimin e kësaj rregulloreje, të cilën mund ta gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Rregullore-per-Mbeturina-dt.09…

Më tej, koordinatori Bajrami njoftoi se Komuna e Prizrenit është ndër komunat e para që ka bërë një reformë të thellë në menaxhimin e mbeturinave, e cila së bashku me agjencinë japoneze Jica ka bërë planin pesëvjeçar, planin master si dhe rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Mbledhja vazhdoi me komentet dhe propozimet e pjesëmarrësve në sallë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran dhe të OJQ-ve të ndryshme